LAJMI I FUNDIT:

Vdiq në oborrin e Doganës në rrethana të dyshimta, motra e ish-zyrtarit ndal Kurtin në shesh dhe i kërkon përgjegjësi për rastin

Vdiq në oborrin e Doganës në rrethana të dyshimta, motra e ish-zyrtarit ndal Kurtin në shesh dhe i kërkon përgjegjësi për rastin

Motra e ish-zyrtarit të Doganës së Kosovës, Luan Berisha, i cili u gjet pa shenja jete në oborr të Doganës në prill të këtij viti, “ua ka zënë rrugën” kryeministrit dhe ministrave të tij, derisa ata po ecnin në sheshin e Prishtinës, në përkrahje të kandidatit të tyre për kryeqytet, dhe ka kërkuar zbardhjen e këtij rasti.   

Para kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murari, ajo ka kërkuar të dijë nëse po punohet për zbardhjen e këtij rasti, që ajo e quajti vrasje.


Ajo u ankua se ministri Sveçla nuk e ka pritur në takim, as nuk i ka kthyer përgjigje, megjithëse ka kërkuar disa herë.

“Po ju pyes juve dhe zotri Sveçlën, vëllai im Luan Berisha zyrtar i lartë në Doganë u vra në oborr të Doganës më 17 prill dhe nuk e kemi asnjë përgjigje deri tash. Kemi kërkuar takim, na keni injoruar dhe nuk kemi asgjë deri tash, dhe desha të ju pyes, a jeni duke e luftuar krimin siç na keni premtuar apo jo”, thotë ajo.

Por çuditërisht përgjigje mori nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Jemi duke e luftuar dhe organet e rendit janë duke u marrë me gjitha këto”, përgjigjet Murati, por jo Kurti e Sveçla.

Por ajo insiston se përgjigje nuk kanë marrë asnjëherë për këtë rast.

“Asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje. Ju kemi votuar për me luftu krimin, vëllau im u vra më 17 prill në oborr të doganës dhe nuk kemi përgjigje që gjashtë muaj e gjysmë dhe na keni injoruar totalisht”, u shpreh ajo e mllefosur.

Luan Berisha vdiq në rrethana ende të pasqaruara në oborrin e Doganës së Kosovës në Prishtinë.

Në njoftimin e Sindikatës së Pavarur e Doganës së Kosovës, me rastin e vdekjes së tij thuhej se Berisha la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë.

“Bashkëndjen dhimbjen dhe i shprehë ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve që e kanë njohur! Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e humbjes së jetës së kolegut tonë Luan Berisha, i cili ndërroj jetë në moshën 45 vjeçare. Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punoj më të. I përjetshëm do të jetë kujtimi për kolegun tonë të nderuar, Luan Berishës”, thuhej në njoftim./Ekonomia Online

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori