LAJMI I FUNDIT:

Vdesin edhe dy pacientë në Spitalin e Pejës, njëri i konfirmuar me COVID-19 ndërkaq tjetri i dyshimtë

Vdesin edhe dy pacientë në Spitalin e Pejës, njëri i konfirmuar me COVID-19 ndërkaq tjetri i dyshimtë

Dy pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit të Spitalin e Pejës. Sipas njoftimit nga ky spital, pacientja e parë e moshës 78 vjeçare ka qenë e konfirmuar me COVID-19, kurse pacienti i dytë 71 vjeçar ka qenë si i dyshuar dhe se i njëjti ende pa kryer testin e COVID-19 ka ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur dy raste të vdekjeve. Një paciente 78 vjeçare e konfirmuar pozitiv me test të Covidit -19 ka vdekur, si dhe një pacient i moshës 71 vjeçar i dyshuar por ende pa kryer testin poashtu ka vdekur”, thuhet në njoftim.


Ndryshe në këtë spital aktualisht po trajtohen 77 pacientë me COVID-19, ku 7 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur dy raste të vdekjeve. Një paciente 78 vjeçare e konfirmuar pozitiv me test të Covidit -19 ka vdekur, si dhe një pacient i moshës 71 vjeçar i dyshuar por ende pa kryer testin poashtu ka vdekur.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 583 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 61 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 11 lindje, 5 normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje 4 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore..
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 12 operacione, ndërsa 452 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,505 analiza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori