LAJMI I FUNDIT:

Vdes tragjikisht në SHBA 40-vjeçari nga Drenasi, po e shpëtonte një fëmijë

Vdes tragjikisht në SHBA 40-vjeçari nga Drenasi, po e shpëtonte një fëmijë

40-vjeçari nga Drenasi, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte një fëmijë nga uji.

Miqtë dhe familjarët e tij kanë njoftuar se shqiptari i Kosovës që jetonte në Amerikë (Florida), Adem Qorri, ka vdekur teksa po përpiqej ta shpëtonte një fëmijë.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit.


Qorri së bashku me ekipin e djalit 10-vjeç (futboll amerikan) ishte nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren, papritmas rrymat e ujit janë shfaqur dhe si pasojë i mori jetën të ndjerit, Ademit.

Ademi ka lenë pas gruan dhe tre fëmijë./Telegrafi/