Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare, shkrimtari dhe poeti Rexhep Hoxha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale.

Rexhep Hoxha lind në vitin 1929 lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën i kreu në vendlindje, ndërsa Albanologjinë e studioi në Beograd.

Një kohë punoi redaktor i “Rilindjes për fëmijë”, në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Është autor i librit të parë për fëmijë të botuar pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë (“Gjethe të reja”). Në mesin e librave të njohura që ai kishte shkruar për fëmijë ishin: “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”. Ndërsa, nga shumëkush njihet për personazhin Picimuli.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.