LAJMI I FUNDIT:

Vdes poeti e përkthyesi i njohur, Nehat Hoxha

Vdes poeti e përkthyesi i njohur, Nehat Hoxha

Është ndarë nga jeta Nehat Hoxha, poeti i cili në vitin 1990 kishte shkruar veprën “Vdekja e poetit”. Hoxha ishte edhe ekonomist, si dhe përkthyes e redaktori i shumë librave. Ishte edhe autor i shumë teksteve të këngëve. Ishte edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës e po ashtu laureat i shumë çmimeve letrare.

Lajmin për vdekjen e poetit e ka bërë me dije vëllai i tij, kitaristi i njohur, Shefqet Hoxha. Nehat Hoxha ishte bashkëshorti i këngëtares së njohur të muzikës popullore, Nazmije Hoxha.


“Lamtumirë Vëlla… Shihemi në një jetë më t’mirë…!”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook, të cilën e ka shoqëruar me një foto të përbashkët me tashmë të ndjerin.

Nehat S. Hoxha u lind në Ferizaj, më 1951. Edukimin themelor dhe atë të mesëm i mbaroi në vendlindje, kurse studimet e ekonomisë në Universitetin e Prishtinës dhe Provimin e posaçëm profesional për punë të tregtisë së jashtme (specializim) në Beograd.

Në skenën e letrave shqip u shfaq nga vitet ’70, me poezi, tregime, vargje për këngë, përkthime, sidomos ato letrare nga anglishtja. Ka përkthyer edhe shume filma artistikë, arsimorë e vizatimorë për TV, Radio, Gazeta dhe Revista. Redaktor i shumë librave të krijuesve letrarë, figurativ, muzikor.

Pos veprës “Vdekja e poetit”, ai ka shkruar edhe veprat “Lindje në plojë”, Redaksia “Fjala”, Prishtinë, 1992; “I mërguar në atdhe”, Druck Art, Prishtinë, 1996; “Fjalor Elementar Anglisht-Shqip, 1996; si dhe “Oguri”, roman, Ministria e Kulturës, 2003.

Vepra të përkthyera nga anglishtja:

1. T. Williams, “Menaxheria e qelqtë” (dramë), 1983

2. L. Hjuz, “Mbretëria e frushkullit”, (Poezi), 1985

3. R. Tagore, “Bukurezat”, (Poezi), 1986 4. H. Xhibran, “Profeti”, (Poezi), 1987

4. H. Xhibran, “Profeti”, (Poezi), 1987

5. O. Uajlld, “Kallëzime”, (Tregime për fëmijë), 1988

6. U. B. Jejts, “Ringjallja” (Katër drama), 1989

7. E. A. Poe, “Politiani”, (Dramë), 1989

8. L. Gillis, “Korb midis egërsirash”, (Dramë), 1987

9. S. Beket, “Fundi i Lojës”, “Jehona, Shkup, (Dramë), 1987

10. K. Marlo, “Dr. Fausti kobzi”, (Dramë), 1989

11. N. Shop, “Furka e mistershme”, (Dramë), 1990

12. A. Gajtani, “Lule më lule”, (poezi, nga shqipja në gjuhën serbo-kroate, Tuzla, BH) 1989;

13. O. Uajlld, “Je ai që je”, (Dramë), 1988

14. F. A. Hajek, “Individualizmi dhe rendi ekonomik”,“Eureka, Prishtinë, 1996;

15. Panteon i Laureatëve të Çmimit Nobel për ekonomi: prej klasikëve deri në shekullin tonë;

16. O. Uajlld, “Saloma”, (Dramë) 1985 17. T. S. Eliot, “Vrasja në Katedrale”, (Dramë), 1988 18. Kënga e
Rolandit, 1987

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori