Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së një personi në Zubin Potok.

Sipas raportit të policisë, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore.


I njëjti në spitalin ku ishte duke marrë trajtim ka ndërruar jetë.

“Në gjendje të rëndë shëndetësore është sjellë për trajtim mjekësorë nga familjarët e tij viktima mashkull kosovar, i cili në spitalin ku ishte duke marr tretman mjekësor ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka nisur hetimet. /Telegrafi/