Vdes një person në Zubin Potok, u rrokullis me traktor

Një person ka ndërruar jetë pasi është rrokullisur me traktor.
Rasti ka ndodhur të dielën në Zubin Potok.
“Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se me traktor nga pakujdesia është rrokullisur dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar në spital, ku si pasojë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































