LAJMI I FUNDIT:

Vdes 20 vjeçari në vendin e punës në Partesh, dyshohet se ra në mikserin për përzierje të betonit

Vdes 20 vjeçari në vendin e punës në Partesh, dyshohet se ra në mikserin për përzierje të betonit
Foto: Ilustrim

Një person 20 vjeçar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


Sipas tij, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40 në fshatin Budrikë e Epërme, Komuna e Parteshit.

“Më datën 06.11.2023, rreth orës 11:40 Stacionit Policor Partesh ka pranuar informacion se në fshatin Budrikë e Epërme, komuna e Parteshit se viktima mashkull, kosovar shqiptar, rreth 20 vjeçar derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës (fabrikë për prodhim të tullave dekorative) ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima me urgjencë është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësorë, viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, ka thënë ai.

Tutje Hashani tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante, prokurori i shtetit dhe inspektori i punës.

“Rrethanat se si ka ndodhur rasti po hetohen nga hetues të hetimeve rajonale Gjilan në koordinim me prokurorin e shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve  mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Hashani.

Siç mëson Telegrafi, viktima dyshohet se derisa ishte duke punuar ka rënë në mikserin për përzierjen e betonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori