Vdes një person në Kamenicë, i njëjti ishte lënduar në vendin e punës

Një person ka humbur jetën pasi është lënduar në vendin e tij të punës në fshatin Koretin të Kamenicës.
Viktima mashkull kosovar fillimisht ishte dërguar në QKMF për tretman mjekësor, e më pas është transferuar në Spitalin e Gjilanit, dhe sipas mjekut, i njëjti ka qenë pa shenja jete.
“Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për në IML në Prishtinë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































