LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në Istog, e zuri muri ndërsa po punonte në një garazh

Vdes një person në Istog, e zuri muri ndërsa po punonte në një garazh
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 14:54, në fshatin Vrellë të Istogut një person i cili ishte duke punuar në një garazh e ka zënë muri.

Policia bën të ditur se personi në fjalë është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal në Pejë, por ai nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima Q.B. lindur më 1970 ka arritur pa shenja jete.


Njësitet e policisë pranë stacionit policor Istog, kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti./Telegrafi/