LAJMI I FUNDIT:

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës
Foto: Arkiv

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri F.F viti i lindjes 1953.

“Gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë vazhdimisht ka qenë me probleme shëndetësore të sistemit kardiak dhe me aparat të mbajtjes së ritmit (peace maker), me sëmundje të sistemit urinar dhe në dializë për një kohë të gjatë.


Tërë kohën ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut dhe kohë pas kohe, sipas nevojës dhe rekomandimeve të specialistëve edhe në QKUK dhe në SP në Pejë”, thuhet në njoftim.

SHKK ka theksuar se nga data 05 janar 2021 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë, viktima është hospitalizuar në Repartin Kirurgjik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori