LAJMI I FUNDIT:

Vdes në moshën 73 vjeçare këngëtarja dhe aktorja Olivia Newton-John

Vdes në moshën 73 vjeçare këngëtarja dhe aktorja Olivia Newton-John
(Foto: Instagram/therealonj)

Këngëtarja dhe aktorja Olivia Newton-John ka ndërruar jetë të hënën në moshën 73 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e australianes së lindur në Angli e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, John Easterling.

“Dama Olivia Newton-John ndërroi jetë paqësisht në fermën e saj në Kaliforninë Jugore këtë mëngjes, e rrethuar nga familja dhe miqtë”.


“Ne kërkojmë që të gjithë ta respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë. Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës për më shumë se 30 vjet duke ndarë rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit”, thuhet në deklaratën e postuar në faqen e saj të Instagramit nga bashkëshorti.

Newton-John shet xhaketën nga filmi "The Brilliant" për të ndihmuar pacientët me kancer
Lexo po ashtu Newton-John shet xhaketën nga filmi "The Brilliant" për të ndihmuar pacientët me kancer

Olivia kishte njoftuar në shtator të vitit 2018 se ishte duke u trajtuar nga kanceri që lokalizohej në në bazën e shtyllës së saj kurrizore.

Ishte hera e tretë që këngëtarja diagnostikohej me kancer, pas diagnostikimit me kancer të gjirit në fillim të viteve të nëntëdhjeta dhe në vitin 2017.

Përkundër sëmundjes së rëndë, Olivia Newton-John merr pjesë në një eveniment humanitar
Lexo po ashtu Përkundër sëmundjes së rëndë, Olivia Newton-John merr pjesë në një eveniment humanitar

Krahas muzikës, ajo u bë botërisht e njohur me rolin e saj në mjuziklin “Grease”, ku luajti krahas John Travoltas. /Telegrafi/