LAJMI I FUNDIT:

Vdes në moshën 58-vjeçare profesoresha Sazana Çapriqi

Vdes në moshën 58-vjeçare profesoresha Sazana Çapriqi

Të premten në moshën 58-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë ka vdekur profesoresha dhe përkthyesja e gjuhës angleze, Sazana Çapriqi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi e cila edhe i ka shpreh ngushëllime.


“Me pikëllim dhe mërzi të madhe e mora lajmin për vdekjen e Sazanës, nënës, familjares e bijës tuaj, profesoreshës e mikeshës tonë. Ndarja nga jeta në një kohë të hershme është një përjetim i rëndë për fëmijët por edhe për familjen dhe është një humbje e madhe për ta edhe për ne, që e kemi njohur dhe bashkëpunuar me Sazanën. Sazana, e cila ishte e lidhur ngushtë me familjen dhe me kolegët e miqtë, ka qenë një rrezatim dhe frymëzim dhe gjithmonë u ndodhej pranë”, thuhet në telegram.

Dumoshi ka thënë se përpos angazhimit dhe kujdesit maksimal për familjen, Sazana ka qenë një pedagoge e shkëlqyer universitare dhe studiuese e përkthyese e mrekullueshme e anglishtes, duke kontribuuar jashtëzakonisht në edukimin e gjeneratave si dhe në pasurimin e veprave të shumta me përkthime mjeshtërore.

Sazana ka qenë e angazhuar dhe ka bashkëpunuar edhe me institucionet, duke dhënë një kontribut të shumanshëm, si në organizata të shkrimtarëve, e së fundi ka qenë edhe anëtare e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

“Në emër timin personal dhe të institucionit, ngushëllimet e përzemërta dhe të sinqerta ua përcjell fëmijëve, familjeve Çapriqi e Grajqevci, miqve e kolegëve të Sazanës. I lehtë i qoftë dheu”, ka shkruar Dumoshi, njofton Telegrafi.

Biografia:

U lind në Prishtinë ku kreu edhe shkollimin fillor dhe të mesëm.

Mbaroi studimet për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës.

Karrierën e mësimdhënëses e nisi më 1986 në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prishtinë ndërsa nga viti 1990 punonte në UP.

Më 1997 themeloi Shoqatën për hulumtime dhe botime të grave “Sfinga Center” dhe po atë vit nisi botimin e revistës kulturore për studimet gjinore “Sfinga”.

Kishte botuar edhe dy libra studimorë: “Letërsia e grave – perspektiva krahasuese” dhe “Shkrimi femërori”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori