LAJMI I FUNDIT:

Vdes ish-kryeparlamentari Kolë Berisha

Vdes ish-kryeparlamentari Kolë Berisha

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha sot ka vdekur si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Kolë Berisha ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007.


Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Berisha.

Postimi i plotë i tij:

Sot herët ne mendjes na la Kolë shoqi!

Mas një sëmundje te rande e kamotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jetën e pasosun.

Ma shume se dhimte, kam një ndjenje çlirimi për trupin e tij, qe ka vuajtur kaq shume ne heshtje e pervujtshem.

Për shkak te situatës se rëndë epidemiologjike dhe masave qe prej sot janë ne fuqi, nuk do te mund te organizojmë te pame për babën.

Nesër, me 30.08.2021 ne orën 11, ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine do te celebrohet Mesha e Dritës për babën, kurse ne orën 13 do te jete varrimi me rrethin e ngushte familjar ne varrezat e qytetit te Prishtinës.

E di, qe shume prej jush doni me qene nga afër pjese e dhimtes tone, por shëndeti i juaj dhe te gjithë te tjerëve ka me shume rendësi.

Kujtojeni babën e ne në lutje, prej aty ku jeni.

Ngushëllimet i pranojmë nepermjet telefonit. /Telegrafi/