I vdes gruaja shtatzënë, një person në Shtime raporton rastin për moskujdes mjekësor

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor.
Rasti është raportuar më 24 janar në Shtime.
“Shtime 17-21.12.2021 - NN. Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me fëmijën e saj kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































