LAJMI I FUNDIT:

Vdes foshnja në QKUK si pasojë e anomalive gjenetike

Vdes foshnja në QKUK si pasojë e anomalive gjenetike
Foto: Arkiv

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka lindur një foshnje me anomali në fytyrë.

Foshnja ka lindur para kohe dhe me sy e gojë në fyt, e ku si pasojë ka gjetur vdekjen.


Këtë e konfirmoi për Telegrafin edhe zyra për informim e QKUK-së.

Sipas Zyrës për informim, foshnja ka lindur para kohe me peshë 600 gramë dhe me anomali gjenetike.

“Zyra për informim e QKUK-së konfirmon se një nënë ka lindur foshnjën e saj para kohe me peshë 600 gramësh, përderisa foshnja ka lindur me anomali gjenetike që njihen edhe shkencërisht. Nëna nga Mitrovica shtatzënësinë e saj e ka përcjellë jashtë QKUK-së, pra nuk i ka kryer kontrollet në QKUK, por  në Mitrovicë, por vetëm ka ardhur për lindje të parakohshme”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

“Pas lindjes foshnja menjëherë është transferuar për kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë, por për shkak të anomalive gjenetike që ka pasur nuk ka arritur të mbijetojë”, shpjeguan nga Zyra për informim për Telegrafin. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori