LAJMI I FUNDIT:

Vdes 38 vjeçari, bie nga lartësia e një objekti në Bresje të Fushë Kosovës

Vdes 38 vjeçari, bie nga lartësia e një objekti në Bresje të Fushë Kosovës

Një person i moshës 38 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 11:00 pasi ra nga lartësia brenda një objekti në rrugën “Tahir Zemaj”, në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


Sipas tij, përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, 38 vjeçari ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK,  i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.

Po ashtu zëdhënësi i policisë tha se në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/