LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e fëmijës nga shembja e shtëpisë, pasojë e zvarritjes së një tenderi

Vdekja e fëmijës nga shembja e shtëpisë, pasojë e zvarritjes së një tenderi

Sikur procedurat për dhënie tenderi të ishin kryer më herët, shtëpia e shembur sot në Prizren nuk do të kishte marrë jetë njerëzish.

Shtëpia e vjetër në Zonën Historike të Prizrenit, një mur i së cilës u shemb sot gjatë ditës, ku një fëmijë 3-vjeçar gjeti vdekjen, ndërsa nëna e saj dhe tjetri fëmijë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka qenë në listën e shtëpive në të cilat Komuna e Prizrenit thotë se ka pasur në plan të intervenoj duke mënjanuar rrezikun nga shembja.


Kështu ka deklaruar, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Bedri Bytyqi.

“Edhe pse jo në përgjegjësinë e Komunës, ne si Drejtori e Inspektoratit kemi ndarë 20 mijë euro për të intervenuar në shtëpitë që paraqesin rrezik, duke mënjanuar lëndimin e njerëzve nga ndonjë fatkeqësi”, ka thënë Bytyqi, për Insajderin.

Komuna e Prizrenit sipas tij, ka një muaj që ka hapur tenderin për intervenim në këto shtëpi, por “si pasojë e vonesave burokratike të tenderimit është vonuar”, ka thënë Bytyqi.

Për Insajderin, Bytyqi ka treguar se ka qenë në plan që shtëpitë e vjetra në Zonën Historike të Prizrenit, saktësisht ato në rrugën “Marin Barleti” të sigurohen nga qasja e njerëzve në to, si pasojë e rrezikut.

“Tenderin e kemi shpallur për të siguruar jetën e njerëzve. Ka qenë në plan sipas tenderit që të sigurohet ambienti rreth shtëpive, kemi kërkuar ndihmën edhe të Qendrës Rajonale për Trashëgimi në Prizren dhe ata kanë dërguar paramanat mbi të cilat duhet të bëhet ndërhyrja por ja që procedurat burokratike bëjnë që të vonohet dhënia e tenderit”, ka thënë Bytyqi, për Insajderin, pa sqaruar arsyen pse nuk është intervenuar më herët.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori