Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë, burg për përgjegjësin dhe punonjësit e firmës (Video)
Përgjegjësi i firmës “3K”, që punon në landfillin e Sharrës, Besnik Braha, përgjegjësi i turnit Dëfrim Hakrama dhe manovratori i ekskavatorit, Edmond Kallari do të hetohen nën masën e sigurisë “arrest me burg” për shkeljen e rregullave të sigurimit në punë, akuzë kjo e ngritur pasi në landifill u gjet i vdekur 17-vjeçari Ardit Gjoklaj.
Gjyqtarja Rexhina Merlika ka liruar përgjegjësin e punëtorëve, Bujar Dajën, duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për të. Të katër këta persona, së bashku me administratorin e firmës, Adurim Teqja, që është në kërkim, akuzohen se duke shkelur rregullat e marrjes dhe sigurimit në punë i kanë shkaktuar vdekjen 17-vjeçarit Gjoklaj.
Asnjë nga të pandehurit që u paraqitën në gjykatë nuk e pranoi akuzën, ndërsa hetimet pritet të zbardhin këtë rast që ka tronditur opinionin publik, si për vdekjen, ashtu edhe për faktin e shfrytëzimit të minorenëve pa asnjë lloj kriteri në landfillet e mbetjeve urbane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251