LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon shkëlqimi i “Bonbon” të Era Istrefit, tani edhe në top 30 këngët më të dëgjuara në SHBA (Video)

Vazhdon shkëlqimi i “Bonbon” të Era Istrefit, tani edhe në top 30 këngët më të dëgjuara në SHBA (Video)

Këngëtarja Era Istrefi pa diskutim që ka thyer rekord me këngën e saj “Bonbon”, të publikuar në janar të viti 2016.

Ndonëse për shumë muaj, kjo këngë ishte “sunduese” e top listave evropiane dhe nga më të kërkuarat në “Shazam”, tani ka filluar të ketë sukses të jashtëzakonshëm edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bonbon” e Era Istrefit, tashmë pjesë e videolojës së famshme “Just Dance 2017” (Video)
Lexo po ashtu “Bonbon” e Era Istrefit, tashmë pjesë e videolojës së famshme “Just Dance 2017” (Video)

Kanali i njohur amerikan “KM TV”, sjellë çdo javë te telespektatorët 50 këngët më të pëlqyera të javës, dhe nga këto 50 këngë, “Bonbon” e Erës është renditur e 28-ta, një sukses ky që arrihet për herë të parë, nga një projekt i realizuar tërësisht në Kosovë.


Ajo ka arritur të lë prapa emra të mëdhenj si: David Guetta & Zara Larsson, Beyonce, Selena Gomez, Ariana Grande, Justin Timbarlake, Lukas Graham etj.

Era nuk është shqiptarja e vetme në këtë top listë, pasi pjesë e saj është edhe Bebe Rexha me bashkëpunimin e saj të fundit, me Martin Garrix “In the name of love”, ku është pozicionuar në vend të pestë.

Pëlqehet shumë kënga e re e Bebe Rexhës “In the name of love”, ja sa klikime ka marrë? (Video)
Lexo po ashtu Pëlqehet shumë kënga e re e Bebe Rexhës “In the name of love”, ja sa klikime ka marrë? (Video)

Ndërsa në top tre vendet e para, qëndrojnë emrat e njohur të yjeve botërorë si: Justin Bieber me dy pozicione, me “Cold Water” në vend të parë dhe Katy Parry me “Rise”, e pozicionuar në vend të dytë./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fX_bqkbbGrU&app=desktop

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Kalo në kategori