Në Kuvend ”Deklarata e partive shqiptare” temë e nxehtë diskutimi (Foto/Video)
Edhe sot ka vazhduar praktika e deputetëve të OBRM-PDUKM-së për të replikuar dhe kundër-replikuar në mes vete, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Faktori ndërkombëtar ka kërkuar që të ndalohet kjo praktikë e bllokimit të foltores së Kuvendit.
12:20 Dimitrievski: Kot i marrim rrogat, diskutojmë tema të harxhuara
Deputeti i LSDM-së ka thënë, Maksim Dimitrievski ka apeluar që qytetarët janë duke pritur zgjidhje nga Kuvendi që përbëhet nga deputetë që marrin nga 68 denarë duke thënë se i marrin kot pasi janë duke dëgjuar temat e ripërsëritura nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.
Kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanoski ka apeluar deri tek deputët që të ndalojnë këtë praktikë duke thënë se varet nga ta se a do të dëgjojnë.
12:25 Emini: Këta që flasin me veten ne mjekët i çojmë në psikiatri
”Këtu jam për të reaguar që të ndalojë kjo praktikë e bllokimit të Kuvendit pasi e shoh si të pa vlerë. Këto raste, ne mjekët i çojmë në psikiatri.” tha mes tjerash deputetja e BDI-së, Mirsada Asani Emini.
13:30 Memedi: Mos ndjellni urrejtje
”Ju lus që mos ndjellni urrejtje dhe të ndaloni këtë praktikë të bllokimit. Duhet që të shikoni platformën tuaj dhe ju them që mos ndjellni urrejtje se kjo është e ndaluar me Kushtetutë” tha Vesel Memedi.
13:42 Ibrahimi: Ka marrëveshje mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së për zvarritjen e punës së Kuvendit
”Mënyra e udhëheqjes së seancës është aktrim dhe lajmi i keq për Maqedoninë në përgjithës. Turp të ju vijë. Turp. Ju lus që mos nënçmojmë qytetarët që na ndjekin. Pyes deputetët e LSDM-së: A e shihni se si deputetët e BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së janë marrë vesh që të zvarritet punë e Kuvendit.” tha Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja Besa.
16:20 Sela: Ende keni tendenca për gjenocid
”Ka platformë të partive shqiptare. Mund ta quani si të doni: E Tiranës dhe e Prishtinës. Kjo platformë është reale dhe diçka e re për qytetarët e Maqedonisë. Marrëveshja e Ohrit nuk zbatohet për 16 vite dhe për këtë ne kemi bërë platforëm. Ju ende keni tendenca për gjenocid. Gjenocid edhe pas vitit 2001, tek familja Zeqiri në Radishani. Ende keni tendenca për gjenocid.” tha Sela nga foltorja.
/Telegrafi/
Seancën mund ta ndiqni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak