LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë – shtrenjtohen vezët, sheqeri dhe nafta

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë – shtrenjtohen vezët, sheqeri dhe nafta

Rritja e çmimeve për produktet bazike nuk ka të ndalur në Kosovë. Çmimi i sheqerit ka arritur në rreth 6 euro për 5 kilogramë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), vërehet se lëvizje e çmimit këto ditë është shënuar edhe në produktet tjera, si vezët e derivatet e naftës.

Pak ditë më parë, 5 kilogramë sheqer janë tregtuar me 5.28 euro, derisa tash po tregtohet me 5.90 euro.


Po ashtu, 30 copë vezë janë shtrenjtuar me mbi 4 euro.

Derisa çmimi i naftës është shtrenjtuar në 1.72 euro. Çmimi për dru bungu për zjarr për 1 metër kub po tregtohet me rreth 70 euro, ndërsa dru ahu me 50 euro.

Çmimet aktuale të disa produkteve themelore | Burimi: ASK

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.

Produktet të cilat do kenë çmim tavan janë drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët e pulës, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, si dhe lëndët e drurit për djegie.

Gjatë shqyrtimit që është bërë nga deputetët nga opozita kanë shprehur kritika ndaj këtij Ligji duke e kualifikuar atë si anti-kushtetues dhe në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë.

Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, inflacioni në muajin shtator ka arritur në 12.7 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në shtator të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Kalo në kategori