LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon protesta e punëtorëve të shkritores MZT, askush nuk ua vë veshin (Video)

Vazhdon protesta e punëtorëve të shkritores MZT, askush nuk ua vë veshin (Video)

Igor Cvetanovski, i punësuar në shkritoren MZT, në mars të këtij viti u lëndua në sy, kurse të gjitha harxhimet e shërimit i pagoi vetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai dhe punëtorët tjerë, nuk kanë marrë rrogë më shumë se një vit, ndërkaq nuk kanë as sigurim shëndetësor. Ata dolën përsëri në protestë para shkritores.


Rasti i Cvetanovskit nuk është i vetëm në këtë shkritore. Edhe Stefan Bocevski është lënduar në punë, por ndihmë financiare mori vetëm nga kolegët e tij.

Të punësuarit në shkritore pohojnë se punojnë në kushte të këqia dhe se mundësitë për lëndime janë të mëdhaja. Drejtoresha e shkritores ka folur vetëm një herë, edhe atë kur i akuzoi punëtorët se e prishin maqinerinë, duke paralajmëruar zgjidhje juridike për dëmet. Punëtorët protestues paralajmërojnë radikalizim./Telegrafi/