LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, pamje të bukura të Bjeshkëve të Nemuna

Vazhdon ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, pamje të bukura të Bjeshkëve të Nemuna

Punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë janë duke vazhduar me intensitet të shtuar, dhe kjo rrugë pritet që të përfundoj gjatë këtij viti.

Muajin e kaluar kryeministri Avdullah Hoti mori pjesë në përurimin e asfaltimit të segmentit të parë të kësaj rruge.


Hoti e quajti këtë projekt të rëndësishëm për trojet shqiptare.

Hoti: Rruga Deçan–Plavë, projekt i rëndësishëm për trojet shqiptare
Lexo po ashtu Hoti: Rruga Deçan–Plavë, projekt i rëndësishëm për trojet shqiptare

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet se kjo rrugë përpos që do të lidh Kosovën me Malin e Zi, qytetarëve do t’u ofrojë edhe pamje të bukura natyrore të Bjeshkëve të Nemuna.

Kujtojmë se punimet për asfaltimin e kësaj rruge kishin filluar në vitin 2014 nga ish- kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj.

Në një pjesë të rrugës punimet rifilluan në fund të muajit prill të vitit 2018, pasi Ministria e Infrastrukturës ndau 12 milionë euro për rifillimin e punimeve. Ky projekt-infrastrukturor do të jetë i gjatë 28 kilometra dhe qeverisë do t’i kushtojë 50 milionë euro. /Telegrafi/