LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon misteri i vrasjes së trefishtë në Gllogjan, Prokuroria e Pejës identifikon detaje për armën e krimit

Vazhdon misteri i vrasjes së trefishtë në Gllogjan, Prokuroria e Pejës identifikon detaje për armën e krimit

Kur kanë kaluar tri ditë nga vrasja misterioze e tre personave në Gllogjan ende nuk ka të arrestuar e as të dyshuar për këtë vepër.

Derisa hetimet po vazhdojnë, Policia e Kosovës ka përjashtuar mundësinë që ky akt të jetë veprim terrorist.


“Nuk ka arsye se ngjarja në Deçan është akt terrorist. Policia ka arsye për të besuar se sulmin e ka kryer  një person i vetëm”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Prokuroria e Shtetit është në fazën fillestare të hetimit, përcjell Telegrafi.

Deri më tani ky krim juridikisht është cilësuar vetëm si vrasje e rëndë.

Ndërsa Prokuroria e Pejës ka arritur të identifikojë një detaj sa i përket armës me të cilën është kryer krimi.

Sipas kryeprokurorit Agim Kurmehaj karikatori me të cilin është gjuajtur autobusi nuk është shpenzuar i tëri.

“Në bazë të gëzhojave që janë gjendur ne mund të japin një supozim. Si informatë fillestare dhe në bazë të gëzhojave të gjendura, janë zbrazur diku gjashtë apo shtatë plumba”, ka deklaruar Kurmehej për RTV Dukagjinin.

Nga Prokuroria Speciale thonë se rasti ende nuk ka kaluar në duar të tyre, por që një gjë e tillë nuk përjashtohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori