LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon marrëveshja që ua mundëson studentëve nga Kosova të studiojnë në FAMU të Pragës

Vazhdon marrëveshja që ua mundëson studentëve nga Kosova të studiojnë në FAMU të Pragës

Është nënshkruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qendra Kinematografike e Kosovës, vazhdimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me Shkollën e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura në Pragë – FAMU, për të bashkëpunuar në ofrimin e mundësisë së edukimit audio-vizual për shtetasit e Republikës së Kosovës, në veçanti për studentët e kësaj fushe.

Bursa e plotë që ndahet nga Ministria e Kulturës jep mundësi për studime në programin bachelor (në rast se e flisni gjuhën çeke) dhe në programin master në këto drejtime: regji, skenar dhe kamerë (drejtor fotografie) etj.


Akademia e Arteve të Bukura FAMU në Pragë është themeluar në vitin 1947 dhe është një ndër shkollat më të vjetra në botë. Sipas gazetës Hollywood Reporter është shkolla numër një në Evropë, ndërsa e njëmbëdhjeta në botë. Të diplomuar nga kjo shkollë janë shumë regjisorë dhe skenaristë të njohur ndërkombëtarisht si fitues të çmimeve Oscar ose laureat të festivaleve ndërkombëtare të filmit.

Deri më tani katër studentë kosovarë – Norika Sefa, Dritëro Mehmetaj, Noar Sahiti dhe Enis Saraçi – kanë gëzuar këtë bursë.

Në trend Kultura

Më shumë
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi

"Ishulli i vdekjes" i Britanisë së Luftës së Dytë Botërore

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Kalo në kategori