Vazhdon kaosi në aksin Shkup-Bllacë, kompania që riparon tunelin në pushim vjetor
![Vazhdon kaosi në aksin Shkup-Bllacë, kompania që riparon tunelin në pushim vjetor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/Tunerli_Kolona_3-780x470-1-780x439.jpg)
Vazhdojnë kolonat e gjata të pritjes në të dyja anët e tunelit në aksin rrugor Shkup-Bllacë. Ndonëse i gjithë muaji korrik ishte kaos me fluks të shtuar të automjeteve, funksionimi me një korsi i tunelit nuk është arsyeja e vetme. Kompania e ndërtimit “Granit” e cila zbaton punimet në autostradën Shkup-Bllacë ka vendos të shkojë në pushim kolektiv në pikun e sezonit të punimeve. Ditëve të fundit, asnjë punëtor e as një makineri nuk shihen në terren, kjo nga që prej datës 27 korrik deri më 07 gusht të gjithë kanë shkuar në pushim vjetor. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” thonë se kjo është gjë normale!
“Të gjitha kompanitë e ndërtimit shkojnë në pushim vjetor, ky nuk është as rasti i parë e as i fundit! Punimet do të rifillojnë nga e hëna, sipas dinamikës së paraparë. Nuk ka ngecje tjera të punimeve”, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”.
Por, kjo situatë nuk është aspak normale për inxhinierët e ndërtimit dhe arkitektët e infrastrukturës rrugore. Disa prej ekspertëve të fushës që i kontaktuam në thanë që nëse bëhet fjalë për intervenime sipërfaqësore të tunelit dhe pa u prekur pjesa statike, sanimet është dashur të kryhen që moti. Për profesorin universitar në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup këto ndërprerje të punimeve shkelin ligjin. Arkitekti Mirosllav Gërçev, tha se në pikun e sezonit kantieri duhet të funksionojë pandërprerë, sidomos në infrastrukturë rrugore komplekse ndërtimi me interes kombëtar, si në rastin e autostradës Shkup-Bllacë.
“Një ditë po të ndërpriten punimet nënkupton që diçka thelbësore nuk funksionon në atë marrëveshje. Nuk ka arsye që punimet të ndalojnë, kurrë asnjëherë! Nëse punohet sipas rregullave ligjore. Ka Ligj për Ndërtim që sqaron se kur të nis procesi i punimeve me natyrë komplekse bëhet organizimi i kantierit, furnizimet, aspektet e projektimit dhe gjitha këto bëhen sot për sot që të mos guxoj asnjë ditë të ketë pauzë. Nëse shihni ju që nuk punohet, aty është fundi! Ai është faktori njeri që vepron kundër ligjit dhe rregullave inxhinerike, keqpërdorimi i ligjeve të ndryshme dhe rregulloreve. Nuk duhet të ketë pauzë”, tha Mirosllav Grcev, arkitekt.
Qytetarët shprehen të indinjuar për pritjet e gjata në atë aks rrugor që të shpie drejt vendkalimit kufitar me Kosovën, por edhe vet fshati Bllacë, të cilët mbeten në kufizim të lëvizjes së lirë. Ndonëse është ndër autostradat më të shtrenjta që po zbatohet në historinë e shtetit me paratë publike të taksapaguesve, qytetarët po e paguajnë shtrenjtë jo vetëm nga xhepi i tyre, por edhe me kohën e tyre të gjatë të pritjeve. /Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi_2471-780x439.jpg)
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sala-e1739039136452-780x439.jpeg)
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës
![LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ldk-fushata-780x439.jpg)
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti