Raportohet se interesimi i Juventusit për Jack Wilshere është duke vazhduar.

Anglezi do të jetë lojtar i lirë gjatë verës në rast se nuk rinovon me Arsenalin dhe kjo ka tërhequr shumë Zonjën e Vjetër.


Sipas TuttoSport, mesfushori i Topçinjve dhe Emre Can i Liverpoolit do të jenë dy ardhjet e para në mesfushën e kampionëve aktual të Serie A.

Drejtori sportiv i Juves, Giuseppe Marotta, është i njohur për lëvizje eksploruese në treg, tregues janë nënshkrimi i Andrea Pirlos dhe Fernando Llorentes si lojtarë të lirë vite me parë.

Për Wilshere besohet se është në garë edhe Milani i Gennaro Gattuso.

Jack Wilshere Milan (Foto: Getty Images)

26-vjeçari ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar dy asistime për Arsenalin këtë sezon në Ligën Premier. Numër të njëjtë ka edhe në Ligën e Evropës.

Gjithsesi ai te Juve ai nuk prite të jetë titullar, së paku jo nëse vjen edhe Emre Can. /Telegrafi/

telegrafi sport app