LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon greva në shëndetësi

Vazhdon greva në shëndetësi

Këshilli Qendror Grevist i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur për të vazhduar grevën edhe për 48 orë.

FSSHK thotë se pas festës së Vitit të Ri, më datën 3 janar 2019, do të vazhdohet me grevë pa limit kohor deri në reflektimin e qeverisjes vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë.


“Kjo vjen për shkak se nivelet e larta të vendimmarrjes shtetërore të Republikës së Kosovës nuk reflektuan në kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në lidhje me pagat e punonjësve shëndetësorë”, thotë FSSHK.

Ndryshe, të mërkurën në ora 07:00 ka filluar greva 24 orëshe.

Ministria e Shëndetësisë dje ka bërë të ditur se pagat e punonjësve shëndetësorë parashihet të rriten vitin e ardhshëm.