LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi i Zahir Beqiri – Çaushi për „Fabrika e aferave“

Vazhdon gjykimi i Zahir Beqiri – Çaushi për „Fabrika e aferave“

Me dëgjimin e dëshmitarëve të prokurorisë, sot në ora 9:30 vazhdon gjykimi i Zаhir Beqirit, të quajtur Çaush, i cili është i akuzuari i parë në „Fabrika e aferave“. Avokati i  Zaev dhe kryetarit të këshillit drejtues të LSDM, Miroslav Vujiq është avokat edhe i Zahir Beqirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e parë e cila u mbajt më datë 25, të muajit të kaluar ishte zbuluar që të dhëna personale të 54 qytetarëve ishin vënë në 105 letër njoftime që u gjetën në shtëpinë e Çaushit.


Sipas aktakuzës Zahir Beqiri ngarkohet për përpunimin dhe furnizimin e armëve dhe mjeteve të dedikuara për kryerje të veprës penale, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të të dhënave personale. Nga ana tjetër vëllai i tij Imeri, ngarkohet se ka kryer vepër penale përpunim dhe furnizim të armëve dhe mjeteve të dedikuara për kryerje të veprës penale./Telegrafi/