LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon dorëheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, largohen disa doganierë

Vazhdon dorëheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, largohen disa doganierë

Nëntë serbë e dy boshnjakë të pjesës veriore kanë dhënë dorëheqje nga Dogana e Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

“Gjithsej 11 zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë dhënë dorëheqje. Dje kanë qenë nëntë, e sot janë dorëhequr edhe dy. Nëntë prej tyre janë serbë e dy janë të komunitetit boshnjak të pjesës veriore”, ka thënë Stavileci.

Këto dorëheqje vijnë pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës.

Deri më tani, serbët janë larguar nga Qeveria, Kuvendi, policia, gjykatat, prokuroritë. /Telegrafi/