LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon debati për rebalancin e buxhetit të Maqedonisë

Vazhdon debati për rebalancin e buxhetit të Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 111-të do ta vazhdojë debatin për Propozimin-plotësues për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.

Në rend të ditës të seancës janë edhe propozim-vendimet për publikim të shpalljes publike për emërim të kryetarit, zëvendëskryetarit dhe zëvendësanëtarit të Komisionit për zgjidhje të ankesave në fushën e energjetikës, për zgjedhje të anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë, për emërim të anëtarit të Komisionit për Agjencinë për posta, si dhe propozim për zgjedhje të anëtarit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.


Deputetët do të shqyrtojnë edhe disa ratifikime të marrëveshjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me Qeveritë e Vietnamit, Italisë dhe Serbisë.

Në rend të ditës të seancës janë edhe propozim-ligjet për ratifikim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurë të përbashkët tranzitore (verzioni i konsoliduar), për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për sigurim shëndetësor, për toka ndërtimore, për nëpunës administrativ, për akademinë sportive, sipas procedurës së shkurtuar.

Deputetët do të diskutojnë edhe për propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për qendrën provuese shtetërore, sipas procedurës së shkurtuar të parashtruar nga grupi i deputetëve dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori