LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon debati për njësitë zgjedhore në Maqedoni. Ende nuk ka ndonjë pajtueshmëri (Video)

Vazhdon debati për njësitë zgjedhore në Maqedoni. Ende nuk ka ndonjë pajtueshmëri (Video)

Grupi i punës assesi të gjejë gjuhë të përbashkët për balancimin e numrit të votuesve në njësitë zgjedhore. Koordinatori i grupit të punës, nënkryetari i Kuvendit Rafis Aliti pas takimit tha se punët nuk po ecin drejt gjetjes së zgjidhjes për këtë problematikë, por sipas tij, derisa kuvendi nuk shpërndahet, ka kohë që të zgjidhet kjo çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Koordinatoret ngelën në qëndrimet e tyre dhe nuk kishte lëvizje drejt asaj që të arrihet një kompromis. Ngel që un si koordinator i këtij grupi në koordinimin e ardhshëm ku do të jetë edhe kryetari i kuvendit të hapet kjo temë dhe të njoftoj për rrjedhën e takimit që kishte grupi i punës”, u shpreh Rafis Aliti, Nënkryetar i Kuvendit.


Sërish aktualizohen 30 mijë votuesit shqiptar që janë fshirë nga lista zgjedhore. Aliti insiston që ato të jenë pjesë e listës, dhe së bashku me ato të bëhet balancimi i njësive, sepse ato kanë të drejtë vote nëse paraqiten në periudhën e rishikimit publik të listës zgjedhore. Por këtë nuk e pranon LSDM. Partia më e madhe opozitare propozon që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, por është e gatshme që të pranojë kompromis.

Nga ana tjetër, sipas deputetit të PDSH-së, Imer Aliu, BDI është mirë e koordinuar me partitë maqedonase, kurse grupi i punës nuk është formuar për të gjet zgjidhje, por për të imponuar zgjidhje në dëm të shqiptarëve.

“Ky grup i punës nuk ka qëllim që realisht të zgjedh çështjen e tejkalimit të numrit të votuesve dhe barazisë të votave të shqiptarëve dhe të maqedonasve, por përkundrazi, të tentojë të imponoj një zgjidhje e cila do jetë e dëmshme për shqiptarët”, tha Imer Aliu, PDSH.

PDSH propozon që pragu i numrit të votuesve në njësitë zgjedhore të zbritet nga 5 në 1 për qind, që sipas tyre, me automatizëm do të imponojë edhe ridefinimin e kufijve të njësive zgjedhore. Kurse propozimi i dytë është që numri i deputetëve në njësitë zgjedhore të përcaktohet komform numrit të votuesve në ato njësi zgjedhore. VMRO DPMNE me qëndrim se duhet intervenuar vetëm në njësinë e gjashtë zgjedhore, që nuk është e pranueshme për BDI-në, që kërkon që të intervenohet edhe në tre dhe katër, që po ashtu tejkalojnë kufirin e lejuar prej 5%.

TV21 kërkoi prononcim edhe prej Komisionit Shtetëror Zgjedhore, por nga atje thonë se kanë dërguar dokument zyrtar deri tek kuvendi, kurse se si do të zgjidhet problemi me pabarazinë e numrit të votuesve në gjashtë zonat zgjedhore është problem i partive politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori