LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon bllokimi i deponisë Rusino në Gostivar

Vazhdon bllokimi i deponisë Rusino në Gostivar

Bllokimi i rrugës lokale që çon drejt deponisë Rusino do të vazhdojë edhe për 10 ditë të tjera.

Mbeturinat komunale të Komunës së Gostivarit do të mund të çohen pasi që u përmbushën kërkesat e nismës qytetare ‘Stop Rusino – ajër të pastër për Gostivarin’. Mbeturinat e komunave tjera nuk mund të dërgohen për shkak të bllokimit.

Nga nisma qytetare ‘Stop Rusino – ajër të pastër për Gostivarin’ vërtetuan se në ndërkohë janë realizuar disa takime dhe është diskutuar për gjendjen. Vendimi i aktivistëve është që të ketë bllokim edhe për 10 ditë të tjera.


“Kërkesa jonë është mbyllja e deponisë Rusino. Presim përgjigje edhe nga komunat tjera. Ndaj tyre janë dërguar kërkesat tona dhe institucionet duhet të japin zgjidhje të mundshme për problemin. Kërkesat tjera që kanë të bëjnë për Komunën e Gostivarit janë përmbushur”, tha Anastasija Dukoska nga kjo nismë.

Ajo theksoi se zgjidhja për deponinë Rusino është komplekse dhe kërkon angazhim më të madh nga shteti. Ajo theksoi se nuk do të heqin dorë nëse nuk ka garanci për lokacionin e ri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori