Protestuesit në Bjellorusi kanë marshuar nëpër parqe dhe zona rezidenciale në disa qytete në mbarë vendin, duke vazhduar që të kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit autoritar, Aleksandar Lukashenko.
Protestuesit po ashtu po kërkojnë që ata që janë përgjegjës për shtypjen me dhunë të protestave, të dalin para drejtësisë.
Për pesë muaj me radhë, në Bjellorusi janë mbajtur çdo ditë protesta, për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit të vitit 2020, ku Lukashenko pretendon se ka fituar. Shumë në Bjellorusi, por edhe jashtë vendit, besojnë se rezultati është manipuluar në të mirë të Lukashenkos.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë refuzuar që të njohin rizgjedhjen e Lukashenkos në krye të Bjellorusisë.
Agjencia e pavarur e lajmeve BelaPAN raportoi se të paktën 30 marshe dhe tubime janë mbajtur më 17 janar, përfshirë në qytetin Minsk, Brest, Hrodna dhe Gomel.
Për të shmangur arrestimet, protestuesit po përdorin metoda të reja. Ata po njoftojnë në rrjetet sociale për tubimet që po mbajnë vetëm pak minuta para se të ndodhë tubimi.
Po ashtu, ata po mblidhen në numër më të vogël dhe po protestojnë në zona jashtë qendrave të qytetit, me qëllim që të shmangin ndërhyrjen e ashpër të policisë.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se autoritetet bjelloruse kanë arrestuar mbi 30,000 protestues, që prej se nisën protestat. Po ashtu, ka pasur raporte kredibile se ndaj protestuesve është ushtruar torturë dhe disa prej tyre kanë vdekur. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAjo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm
"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel