LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë protestat e “Revolucionit Laraman” (Foto)

Tradicionalisht në orën 19 para zyrave të Prokurorisë Speciale filluan të tubohen protestuesit e organizuar nga “Revolucioni Laraman”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit para PSP vazhduan të brohorasin “Nikola Nikola, Shutka nuk të ik Nikola!”.


Lideri i LSDM-së Zoran Zaev iu është bashkangjitur këtyre protestave:

zz

„Qytetarët janë udhëheqës të protestës, ata do të bëjnë gjithçka që duhet të bëhet. Fjalimi i mbrëmshëm i Gruevskit në manifestimin e ditëlindjes se e humb besimin nuk i ngjan. Sipas meje këto janë hapat e fundit para largimit”, ka deklaruar Zaev me ketër rast.1

Ndryshe me herët në rrjetin social ‘Revolucioni Laraman’ ka bërë thirrje për protesta masive./Telegrafi/