LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë problemet me ditarin elektronik për mësuesit e Maqedonisë

Vazhdojnë problemet me ditarin elektronik për mësuesit e Maqedonisë

Mësimdhënësit e shkollave të mesme dhe fillore ankohen lidhur me funksionimin e ditarit elektronik, sipas ë cilëve mezi hapet dhe rëndë ruhen të dhënat.

“Kemi afat edhe një ditë që të përfundojmë punë me ditarët elektronik por shumë rënd punohet në to. Mezi hapen tërë kohën na del që serveri nuk funksionon, kurse po nuk e përfunduam punën deri më datën 16 qershor, do të sanksionohemi, kjo nuk është e drejtë”, tha R.G., arsimtar.


“Duhet të përmirësohet rrjeti i funksionimit, është shumë i dobët, sidomos në fund të vitit shkollor ku bëhet edhe përmbyllja e tij”, tha T.L., profesor.

Ata thonë se pa përfunduar mbledhjet në të cilat përfundohen notat dhe raportohet suksesi, ata nuk mund të përfundojnë punë në ditarin elektronik.

“Ditari elektronik më në fund plotësohet, kur përfundojnë të gjitha mbledhjet dhe punët në ditarin e zakonshëm. Është ngarkesë shumë e madhe, po ballafaqohemi me stres dhe presione të ndryshme”, tha S.M., mësuese.

Nga ana tjetër nga MASH lidhur me mosfunksionimin e serverit fajësojnë mësimdhënësit që lënë punët për në fund dhe për ata është normale që nga ngarkesa të bie rrjeti.

“Gjithçka është në rregull me ditarin elektronik, fajin e kanë vetë mësimdhënësit që nuk plotësojnë të dhënat me kohë, kurse tani hyjnë të gjithë e punojnë që t’i shmangen dënimeve. Është e kuptueshme që nga ngarkesa e madhe të bie rrjeti”, thonë për Portalb, nga zyra për informim e MASH-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori