LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, fluks i madh edhe në Aeroportin e Prishtinës

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, fluks i madh edhe në Aeroportin e Prishtinës

Nuk kanë fund pritjet e bashkatdhetarëve tanë në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, derisa po kthehen nga pushimet në Kosovë, ndërkohë fluks i madh i udhëtarëve është parë sot edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 18:52), mbi katër orë po presin mërgimtarët tanë që po kthehen nga pushimet për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi në pikë-kalimin kufitar në Merdar. Ndërsa, dy orë po presin ata që duan të hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare. Kurse kolonat e automjeteve, në dalje janë rreth 1,500 metra, kurse në hyrje rreth 500 metra, raporton Telegrafi.


Gjendje pak më e mirë është në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ku në dalje po pritet deri në dy orë e gjysmë, kurse në hyrje rreth 40 minuta. Ndërsa, kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare arrin deri në 800 metra në dalje dhe rreth 80 metra në hyrje.

Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare në Jarinje, ku kolona e automjeteve është rreth 1,500 metra. Edhe në pikë-kalimet kufitare në Muçibabë dhe Mutivodë, bashkatdhetarët po presin deri në 50 minuta për ta dalë nga Kosova.

Ndërsa në pikë-kalimet e tjera të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje të gjatë.

Ndërkohë, një fluks i madh i udhëtarëve që prisnin të udhëtojnë në vendet e Evropës Perëndimore është regjistruar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Përndryshe, për shkak të numrit të madh të bashkatdhetarëve  që kanë ardhur përmes linjës ajrore, ditëve të fundit është regjistruar numër rekord aterrimesh në Aeroportin e Prishtinës.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori