LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë përplasjet në distancë mes minatorëve dhe Qeverisë: “Paga mesatare në Trepçë është 700-750, jo 1250 euro”

Vazhdojnë përplasjet në distancë mes minatorëve dhe Qeverisë: “Paga mesatare në Trepçë është 700-750, jo 1250 euro”

Kanë vazhduar replikat në distancë mes minatorëve të Trepçës dhe Qeverisë teksa greva e urisë ka hyrë në ditën e katërt.

Sindikata e minatorëve të Trepçës ka përgënjeshtruar Ministrinë e Ekonomisë në lidhje me pagat e që marrin minatorët.


“Me datën 27.10.2023 Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës ka bërë publikimin e një lajmi kinse paga e minatorëve në minierën Trepça ka vlerën prej 1254 euro. Lajm i cili është shpërndarë në rrjete sociale dhe mediat elektronike”.

“Ne demantojmë fuqishëm një informacion të tillë të pavërtetë dhe propagandues. Publikimi i një lajmi të tillë qëllimin e vetëm e ka dezinformimin e opinionit publik dhe krijimin e një klime negative lidhur me grevën të cilën jemi duke e mbajtur si minatorë. Si formë e përshtatshme për ta humbur ndikimin dhe rëndësinë e grevës në opinionin publik”, thuhet në reagim.

Minatorët thonë se paga mesatare në Trepçë nuk shkon më shumë se 750 euro.

“Ju njoftojë se paga mesatare ne minierën e Trepçës se Kosovës është 700-750 euro. Dhe se informacioni i shpërndarë nga ministria është i paqëndrueshëm dhe jo i vërtetë. Njëkohësisht ju njoftojmë se qëllimi i kësaj greve nuk është kërkesa jonë për ngritjen e pagave”, vijon reagimi i Sindikatës.

Ministria e Ekonomisë: Lusim minatorët dhe punonjësit tjerë t'i kthehen punës, çdo ditë mospune kushton rreth 50 mijë euro
Lexo po ashtu Ministria e Ekonomisë: Lusim minatorët dhe punonjësit tjerë t'i kthehen punës, çdo ditë mospune kushton rreth 50 mijë euro

Minatorët thonë se kërkesat e tyre jo domosdoshmërisht lidhen me pagat.

“Kërkesat tona të parashtruara në mënyrë publike tanimë e disa muaj janë të qarta dhe konkrete. Përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, pagesa e pagave në aktuale me kohë dhe shkarkimi i një menaxhmenti i cili çdo ditë e më shumë është duke e shkatërruar minierën e Trepçës. Këto kanë qenë dhe mbeten kërkesat tona dhe se minatorët nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kërkesave të tyre”, thuhet në reagim.

Gjatë ditës, Ministria e Ekonomisë thotë se janë informuar se kërkesat e grevistëve fillimisht, më datë 24 tetor 2023.

Ministria e Ekonomisë thekson se “sa i përket pagave për muajin shtator, Qeveria ka ndarë 1.64 milionë euro për Trepçën një ditë para se të fillonte greva, pra më 23 tetor 2023, ndërsa ndërmarrja ka ekzekutuar pjesën e mbetur të pagave më 25 tetor (një ditë pas fillimit të grevës)”./Telegrafi/