“Piketat e buxhetit” – kjo tingëllon si një detaj për gustatorët e politikës financiare. Por këto shifra të matura janë të rëndësishme: ato përcaktojnë shpenzimet totale të planifikuara nga federata dhe miliardat që merr çdo dikaster për vitin e ardhshëm.
“Qëllimi është të vendoset drejtimi i politikës fiskale”, thuhet në faqen e internetit të Ministrisë gjermane të Financave.
Por ministri i Financave, Christian Lindner tani po heq dorë nga këto vlera referencë. Për Lindnerin, braktisja e vlerave të referencës përfaqëson një kursim kohe. Por nuk do të jetë më e lehtë. Në një kohë që në rastin e një vendimi për vlerat e referencës, çdo ministri mund të përgatisë buxhetin e saj relativisht në mënyrë të pavarur brenda kornizës së vendosur, të gjitha projektet e mëdha qeveritare tani duhet t’i nënshtrohen një votimi të përbashkët.
Nga këndvështrimi i nënkryetarit të grupit parlamentar të të Gjelbërve, Andreas Audretsch, ky nuk është problem.
“Në fund të fundit, politika buxhetore reflekton vendimet mbi prioritetet politike. Epo, sigurisht që ka debate për mënyrën më të mirë për të vendosur këto prioritete në fund”, tha Audretsch për radion Deutschlandfunk.
Asnjë temë aktualisht nuk e demonstron këtë më shumë sesa debati për sigurinë bazë për fëmijët: a duhet t’u kushtojmë 12 miliardë euro shtesë në vit? Këtë e kërkon Ministrja e Familjes, Lisa Paus e të Gjelbërve. Apo duhet të ruhet dhe të shpërndahet në një mënyrë më të fokusuar parimi i përfitimeve ekzistuese? Kështu mendon FDP, me të njëjtën shprehje edhe kancelari Scholz në Bundestag.
Lindner: Politika fiskale siç shihet nga fëmijët
Në fakt, kjo pyetje ka të bëjë vetëm me buxhetin e vitit 2025, sepse sigurimi bazë për fëmijët, i rënë dakord nga koalicioni qeveritar, do të hyjë në fuqi vetëm në këtë datë. Por baza e këtij vendimi duhet hedhur që tani, në kuadër të planifikimit financiar shumëvjeçar. Fakti që gjërat nuk po përparojnë zemëron liderin e partisë E Majta, Martin Schirdewan.
“Me diskutimet për buxhetin, qeveria po realizon “një spektakël të padenjë mbi kurrizin e familjeve më të varfra të këtij vendi”, thotë Schirdewan.
Nga ana e tij, Lindner prej javësh ka vënë frena në dëshirat e shpenzimeve të kolegëve të tij ministra – dhe kjo duke iu referuar interesave të brezit të ri, mbi të cilin rritja e borxhit do të sillte një barrë të tepruar.
“Ne jemi të thirrur të udhëheqim përsëri një politikë buxhetore nga pikëpamja e fëmijëve, të cilët kanë të drejtë të presin një shtet të aftë për të vepruar”, thotë Lindner.
Kryetari i FDP-së, thotë se kjo bëhet “për të siguruar të ardhmen e fëmijëve” që të mos mbingarkohet në mënyrë të qëndrueshme shteti në mundësitë e tij të financimit.
Sipas prezantimit të ministrit të Financave, vështirë se ndonjë nga kolegët e tij ministra në Berlin mund të presë që dëshirat e tyre për shpenzime shtesë – po flasim për rreth 70 miliardë euro – të përmbushen. Edhe pa dëshirat shtesë, ka një mungesë prej 18 miliardë eurosh në buxhetin e vitit të ardhshëm. Në fund të fundit, koalicioni kishte vendosur tashmë shpenzime shtesë – nga kompensimi për fëmijët, te kompensimi për qytetarin e deri te lehtësimet tatimore.
Wadephul: Qeveria federale ka pësuar knockout
Në radhët e opozitës, ka kritika për vendimin për të hequr dorë totalisht nga vlerat e referencës. Peter Boehringer, zëdhënës i grupit parlamentar të AfD për çështjet buxhetore, flet për një “procedurë krejtësisht të pazakontë” në një intervistë me studion e ARD.
“Kjo vetëm tregon se qeveria është e përfshirë në grindje pa rrugëdalje”, thotë Boehringer.
Po të njëjtën gjë mendon edhe nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit, Johann Wadephul.
“Kjo qeveri federale ka pësuar knockout”, shkroi Wadephul në Twitter, duke shprehur keqardhjen që gjërat nuk po përparojnë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me financimin e Bundeswehrit.
Christian Görke, përgjegjës për politikën financiare të partisë E Majta, madje flet për një “refuzim për të punuar nga qeveria”.
Po në lidhje me vlerësimin e taksave?
Megjithatë, anëtarët e partive të koalicionit qeveritar janë të qetë. Edhe pa shifrat kryesore të buxhetit, qeveria mund të përgatisë një ligj buxhetor, shpjegon politikani i të Gjelbërve, Audretsch.
“Do të kemi vlerësimin e taksave në maj dhe më pas do të hartojmë një buxhet i cili do të miratohet në qershor nga kabineti, ka ende kohë deri në qershor”, thotë Audretsch.
Nëse vlerësimi i taksave rezulton të jetë më i mirë se i fundit, kjo mund të lehtësojë disi grindjet për paratë në qeveri. Por çështja themelore se kush merr dhe sa merr duhet të zgjidhet gjithsesi – ndoshta në një takim të ri të partnerëve të koalicionit.
Në të vërtetë, sipas pjesëmarrësve, buxheti luajti vetëm një rol të vogël gjatë mbledhjes së koalicionit që zgjati rreth 30 orë javën e kaluar. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
40% subvencion nga qeveria për çdo qytetar që kursen rrymë

Ujë Kllokoti i bashkohet familjes RUGOVE

Aplikoni tani në konkurset e hapura dhe nisni karrierën tuaj përmes Telegrafi Jobs

Mirësevini në BauOutlet! – Fushë Kosovë

Viva Fresh Store lanson projektin “BLEJ PREJ SHPISË” përmes aplikacionit “Viva Fresh”

A mundesh me thy bankën?

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur