Vazhdojnë kolonat në Merdar, qytetarët po presin mbi tri orë për të dalë nga Kosova

Shumë bashkatdhetarë janë duke u kthyer drejt vendeve evropiane pas përfundimit të pushimeve në Kosovë. Kjo ka shkaktuar fluks të madh në pikat kufitare, ku më e ngarkuara vazhdon të jetë pika kufitare në Merdar.
Qytetarët po presin mbi tri orë për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, ndërsa kolonat e automjeteve arrijnë deri në 1500 metra, transmeton Telegrafi.
Të dhënat e fundit të përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se edhe te pika kufitare në Dheu i Bardhë janë krijuar kolona, me një kohë pritjeje deri në një orë.
Ndërkohë, në vendkalimet tjera kufitare situata paraqitet më e qetë dhe nuk raportohet për pritje të gjata. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































