Vazhdohet gjendja e krizës në kufirin jugor të Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë e ka vazhauar kohëzgjatjen e gjendjes së krizës në kufirin jugor të vendit, për shkak të rritjes së valës së refugjatëve, që kalojnë nëpër Maqedoni, për në Bashkimin Evropian (BE), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjendja e krizës është zgjatur deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Kundër këtij vendimi ishte grupi parlamentar i BDI-së, që sipas Talat Xhaferit, nuk ka nevojë për një zgjatje të tillë. Sipas tij, pas marrëveshjes Turqi - BE, kampe refugjatësh nuk ka më në Greqi, kurse në Maqedoni kanë mbetur rreth 1300 refugjatë.
Deputetët gjithashtu votuan edhe dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së në misionin e BE-së ''Altea'' në Bosnjë e Hercegovinë, si edhe në misionin ''Mbështetja vendimtare'' në Afganistan./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































