LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimi i mandatit të Speciales, reagon OVL-UÇK

Vazhdimi i mandatit të Speciales, reagon OVL-UÇK

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre.

Klinaku ka pohuar se kështu po veprohet pasi sipas tij, Kosova nuk ka deputetë, Avokat të Popullit dhe kryeministër, transmeton Telegrafi.


“Qenkan mbledhur tre gjykatës të Hagës dhe po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në emër të saj e paskan vazhduar mandatin e vet, të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë”, thuhet në reagimin e Klinakut.

Konfirmohet: Gjykata Speciale do të vazhdojë derisa Bashkimi Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të saj
Lexo po ashtu Konfirmohet: Gjykata Speciale do të vazhdojë derisa Bashkimi Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të saj

Ndryshe, Dhoma Kushtetuese gjithashtu konfirmoi se në pajtim me nenin 162(3) të Kushtetutës, kjo Dhomë ka juridiksion ekskluziv për kryerjen e këtij vlerësimi, duke qenë se amendamentet e propozuara kanë lidhje me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Po kështu, Dhoma Kushtetuese theksoi se në pajtim me nenin 162(13) dhe (14) të Kushtetutës, mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuara ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre, përfundon njoftimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori