LAJMI I FUNDIT:

Varroset në Gjakovë 32-vjeçarja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Zvicër

Varroset në Gjakovë 32-vjeçarja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Zvicër

Në Shishman të Gjakovës i është dhënë lamtumira e fundit 32-vjeçares, Besiana Rama, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Zvicër.

Gani Rama, familjar i së ndjerës, thotë se deri në ditën tragjike nuk kanë pasur informacione si çifti ka pasur probleme por ai thotë se më pas mësuan se ato kanë ekzistuar.


“Vajza nuk ka treguar dhe familja nuk kanë pasur informata për probleme mes çiftit. Por tash sipas informatave nga fqinjët, probleme kanë ekzistuar”, thotë për RTK-në familjari i viktimës.

Rama thotë se më e keqja ka ardhur për shkak se personi që dyshohet se ka kryer vrasjen ka pasur probleme psikike, probleme këto që sipas tij familjarët nuk i tregojnë.

“Kam një kërkesë për të gjitha familjet në Kosovë e diasporë. Të ruajnë familjet, të ruajnë fëmijët e vet. Se ne shpesh si familje po i fshehim gjërat”.

Gjatë ceremonisë të dy familjet e prekura nga kjo tragjedi u zotuan se do të kujdesen bashkërisht për dy fëmijët e mbetur jetim.

Familja Rama u zotua se nuk do të vazhdojë hasmërinë me familjen e ish-bashkëshortit të vajzës së tyre.

Sipas raporteve nga autoritetet zvicerane, personi që dyshohet se ka kryer vrasjen është arrestuar dhe tashmë ndodhet në paraburgim.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori