LAJMI I FUNDIT:

Varroset kryetari i Zagrebit – mijëra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit Bandiqit

Varroset kryetari i Zagrebit – mijëra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit Bandiqit

Kryetari i Zagrebit, Milan Bandiq, u varros sot pak pas orës 13:00 në varrezat e Zagrebit, Mirogoj, ku disa mijëra njerëz e shoqëruan atë në vendin e fundit të pushimit me mysafirë të shumtë nga bota politike dhe kulturore e Kroacisë dhe rajonit.

Një ditë zie u shpall në Zagreb sot me rastin e vdekjes së Kryetarit të Komunës, Milan Bandiq, varrimi i të cilit përfundoi sot.

Mjeku shqiptar rrëfen momentet e fundit të kryetarit të Zagrebit: Rexhepi dhe Bandiq ishin më tepër se miq
Lexo po ashtu Mjeku shqiptar rrëfen momentet e fundit të kryetarit të Zagrebit: Rexhepi dhe Bandiq ishin më tepër se miq

Kryeministri i Kraocisë, Andrej Plenkoviq dhe Patriarku Serb Porfirio, i cili është ndërkohë në vet-izolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar, kanë marrë pjesë në varrimin e kryetarit e Zagrebit, i cili ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.


Varrimi filloi në orën 12:00 gjersa Bandiq u varros me këngët e tij të preferuara: Oci u oci, Na omiškoj stini dhe Pod brajde interpretuar nga grupi i Marinës Kroate “Sveti Juraj”, raporton index.hr.

Në një paradë afër skeles, mbi të cilën ishte një arkivol i mbuluar me trëndafila të kuq, një numër i madh njerëzish i dhanë lamtumirën Bandiqit.

Varrimi u ndoq nga përfaqësuesit e udhëheqjes së shtetit kroat, udhëheqësit politikë të qeverisë dhe opozitës, por jo presidenti, Zoran Milanoviq, i cili tha dje se ishte i shokuar nga largimi i Bandiqit, të cilin, siç tha ai, e njihte personalisht dhe nga afër.

Bandiç vdiq në moshën 66 vjeçare gjersa ishte kryetari i Komunës së Zagrebit në mandatin e gjashtë gjersa gjatë atyre viteve u sfidua dhe u vlerësua. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori