LAJMI I FUNDIT:

Varri monumental i Kapllan Pashës, pjesë e emblematikës së monedhave

Varri monumental i Kapllan Pashës, pjesë e emblematikës së monedhave

Gjatë historisë së emetimit të monedhave e kartëmonedhave si mjete pagese, në sipërfaqen e tyre janë vendosur figura emblematike, përfaqësuese të një shteti apo kombi. Të tilla janë edhe monumentet..

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, faqja e kalendarit të Bankës së Shqipërisë dedikuar muajit shkurt paraqet varrin monumental të Kapllan Pashës, e pasqyruar në monedhën përkujtimore, pa kurs ligjor, 10 Lekë, emetuar në vitin 2005.


Tyrbja e Kapllan Pashës është ndërtuar në fillim të shekullit XIX, supozohet në vitet 1820-1830, dhe bën pjesë në kompleksin e varreve monumentale të xhamisë së parë të Tiranës e cila u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore.