LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për variantin e ri të coronavirusit në Kosovë – IKSHPK nis për verifikim 30 mostra Gjermani

Dyshime për variantin e ri të coronavirusit në Kosovë – IKSHPK nis për verifikim 30 mostra  Gjermani

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani, për shkak të dyshimit të variantit të ri të coronavirusit. 

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK.


“30 monstrat janë nisur ditën e hënë”, konfirmoi ai.

Mostrat do të dërgohen në Universitetin “Charite” në Berlin, i cili është një nga laboratorët referent të OBSH-së.

Ndërkohë, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 267 raste të reja me coronavirus. Numri i viktimave nga virusi ka arritur në 1 mijë e 411, derisa raste aktive janë 5 mijë e 275.

Vlen të ceket, që varianti i ri i coronavirusit  është konfirmuar në dhjetor të vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar.  Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti i ri po përhapet më një shpejtësi të madhe.

IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë kanë kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori