LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi prezanton raportin për Shqipërinë: Progres i mirë me rezultate të dukshme

Varhelyi prezanton raportin për Shqipërinë: Progres i mirë me rezultate të dukshme

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, prezantoi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian progres raportin për Shqipërinë.

Ai theksoi se Shqipëria “ka vijuar të bëjë një progres të mirë duke marrë rezultate të dukshme”, por shtoi se “përpjekje të tjera duhen në çështjet kyçe për zbatimin e ligjit”.


“Shqipëria është vendi i dytë me të cilin ne hapëm kuadrin negociues këtë vit. Shqipëria ka vijuar të bëjë një progres të mirë duke marrë rezultate të dukshme. Reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut të cilët po vijojnë punën në mënyrë konstante janë shembull i progresit të mirë”, tha Varhelyi.

“Shqipëria ka treguar nivel të lartë përkushtimi për përforcimin e zbatimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përdori mandatin e saj në OKB për t’ju përgjigjur bashkë me aleatët agresionit rus në Ukrainë duke sjellë propozime”, shtoi ai.

“Përpjekje të tjera duhen në çështjet kyçe për zbatimin e ligjit duke përfshirë reformën në sistemin gjyqësor, lirinë e shprehjes, luftën kundër korrupsionit, të drejtës së pronës, çështjet e minoritetit dhe lirisë së medias”, tha Varhelyi.

Komisioneri theksoi gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur 100 për qind linjën evropiane për pushtimin rus të Ukrainës.

Ai vuri në dukje të drejtën e pronës, lirinë e medias dhe shtetin e së drejtës, si çështje shumë të rëndësishme për Shqipërinë.

Sipas tij, angazhimi politik, konsensusi i të gjithë aktorëve politikë dhe një administratë e pavarur e profesionale janë të domosdoshme për të vijuar më tej rrugën evropiane të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori