LAJMI I FUNDIT:

Varfëria shton rastet e dhunës në familje (Video)

Varfëria shton rastet e dhunës në familje (Video)

Në Kosovë vazhdojnë të shtohen rastet e dhunës në familje, e gratë të jenë viktimat kryesore. Rastet më të shpeshta të dhunës shënohen në Prishtinë.

Zyrtarët e Policisë pranojnë se në raport me rastet që ndodhin, shumë pak nga to denoncohen.


“Në vitin 2016 kishim ngritje të raportimit të rasteve”, thotë Tahire Haxholli, shefe e sektorit kundër dhunës në familje në Policinë e Kosovës thotë se tregon shifra alarmante.

Ajo pohon se si shkak kryesor i dhunës në familje është gjendje e keqe ekonomike.

“Janë gra të cilat janë të varura ekonomikisht nga burri ose ndonjë anëtar tjetër i familjes; gra të cilat nuk kanë përgatitje të lartë shkollore e nuk kanë aftësim profesional. Raste të dhunës ka edhe nga personat të cilët janë përdorues të substancave narkotike, alkoolit e edhe kur ka dallime në arritjet profesionale mes partnerëve”, ka thënë ajo. /Tribuna Channel/