LAJMI I FUNDIT:

VAR-i poli(e)tik i javës

VAR-i poli(e)tik i javës

Pandemia e Kovidit-19 vazhdon të jetë shqetësimi kryesor botëror. Dikush tha se pas koronavirusit, bota do të jetë ndryshe. Por, harruan të thonë kur do të jetë kjo “pas koronavirusit”, sepse pandemisë vrastare nuk po i shihet fundi…

Nejse.


Me ose pa koronavirus, shumëçka më nuk është siç ka qenë, madje as autori post-kovidian i këtij teksti.

Po jetojmë në kohën e zhvillimit marramendës të teknologjisë.

Viktima të teknologjisë dhe epokës virtuale të rrjeteve sociale nuk janë veç muhabetet e burrave ne odat plot tym e xhumatë e grave, plot thashethëmnajë e intriga…

Aplikimi i teknologjisë VAR (video-asistimi për referët), po thonë nuk e ka ndryshuar po e ka mbytur futbollin. Ia ka humbur lezetin. S’ka më aktrime e simulime faulash.

Ky është fundi i golave të shënuar nga ofsajdi, madje edhe me dorë. Ky sistem neveritës i dha fund golave nga “dora e Zotit’, siç u quajt goli i shënuar me dorë nga Diego Armando Maradona në finalen e botërorit të vitit 1986, që i solli Argjentinës titullin e kampionit të botës në finalen kundër Anglisë.

VAR-i i ka penalizuar futbollistët mbrojtës e sulmues. Mbrojtësve të gjore do të ishte mirë t’u bëhen veshjet sportive me xhepa, që t’i mbrojnë duart nga prekja fatale e topit në 16 metërsh.

VAR-i po ua ngrinë buzëqeshjen e po ua nxinë festën edhe shumë sulmuesve që po qëllon ta kenë këpucën sportive për një numër më të madhe se kundërshtari.

Por, nejse.

Kur e thash se po jetojmë në kohën e zhvillimit marramendës të teknologjisë, harrova të them dhe në kohën e degjenerimit dhe devalvimit fatal të politikës

T’i kthehemi VAR-it të Telegrafit, i cili përmes dhomës së VAR monitorëve do të përpiqet t’i nxjerr të gjithë faulat, penalltitë dhe ofsajdët e politikanëve tanë, por jo vetëm.

Unë, i autorizuari i ekipit së dhomës së VAR-it, pas matjeve milimetrike të çdo fjale e veprimi të pushtetit, pozitës e opozitës, me laps, trekëndësh, kompas e lavjerrës, do të bëj të mundurën e të pamundurën, që në mënyrë të drejtë dhe të paanshme t’ua përcjell se kush bëri faul e kush ishte në pozitë jashtë loje.

Uroj te mos i shkojë mendja dikujt të kërkojë ta instalojnë VAR-in në Parlamentin e Kosovës, se kjo do të ishte humbja më e madhe për dashamiret e cirkut kosovar.

VAR-i ynë nuk do të jetë në fushën e blertë të futbollit, por në terrenin e ragbit poli(e)tik.

Nejse, kjo “e” në mes të fjalës politikë, mbase pak e tepërt.

Politika dhe etika kanë shkallë te lartë mosdurimi, përjashtimi. Fundja, fjala etikë bile goxha demode dhe ka gjasa ta përjashtojnë krejt nga fjalori i gjuhës së ëmbël shqipe, për shkak të ankesave të grupit të fjalëve kundërshtuese, si: rrenë, mashtrim …

Bile-bile, nëse do ta nxirrnin në votim në Parlamentin tonë heqjen e fjalës etike nga fjalori, sigurisht se do të përkrahej unanimisht rekomandimi i Komisionit Funksional, që me procedurë të përshpejtuar të hiqet nga fjalori, me arsyetimin se rrjedh nga fjala greke “ethos” që do të thotë “kulturë sociale”.

Shih ti, kulturë sociale, plus me prejardhje greke, e Greqia nuk e ka njohur Kosovën. Vendimi për heqjen e kësaj fjale nga fjalori do të merrte votat e pozitës dhe opozitës.

Eh, poli(e)tika.

Gjithnjë e më shumë po bindem se kishte të drejtë gjenerali, shkrimtari dhe burrështetasi i papërsëritshëm francez, Charles de Gaulle, kur kishte thënë “Mendoj se politika është një gjë tepër serioze për t’ua lënë në dorë politikanëve”.

Edhe njëherë, nejse.

Lexues të Telegrafit, gazetës më të madhe dhe të parës shqiptare online, prej sot, çdo javë do të jemi bashkë, në VAR-in tuaj poli(e)tik.

Në trend

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Kalo në kategori